Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Serbia “nën pushtetin” e ujit, situatë emergjente në 37 komuna dhe qytete

schedule13:17 - 16 Qershor, 2023

schedule 13:17 - 16 Qershor, 2023

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë këtë të premte ka njoftuar se për shkak të përmbytjeve dhe reshjeve të dendura të shiut janë 37 qytete dhe fshatra që janë në rrezik përmbuytje.

Deri më tani mediat shkruajnë se janë evakuuar 75 persona.

Sipas mediave situata momentalisht është më kritike në Jagodinë, Trstenik, Brus, Kosjeriq, Sokobanjë, ku janë derdhur lumenjtë dhe se vala është duke lëvizur në drejtim të Kurshumlisë, Prokuplës dhe Doljevcit.

Ndërkohë Instituti Republikan Hidrometeorologjik paralajmëroi këtë të premte se do të vijojnë reshjet e dendura të shiut në Serbi, të cilat do të rrisin nivelin e ujit në lumenjtë Mlava, Pek dhe Crni Timok mbi kufijtë e mbrojtjes së rregullt nga përmbytjet.

Reshjet e shiut pritet të ulen të shtunën, përveç në lindje të vendit, ndërkaq niveli i ujit në Mllavë, Pek dhe Crni Timok në dy ditët e ardhshme do të lëvizë mbi kufijtë e mbrojtjes së rregullt nga përmbytjet.

Përmbytje të mundshme të rrjedhave të përrenjve në pellgjet e sipërme të Moravës Perëndimore dhe Jugore, Ibrit, Nishavës, Toplicës, Rasinës, Majurës, Belicës, Crnicës dhe Lepenicës, si dhe në pellgjet e Mllavës, Pekës dhe Timokut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!