Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Serbia, në Tiranë “pa” portier/ Predrag Rajkovic dëmtohet në Ligën Pro Saudite

schedule12:46 - 20 Maj, 2025

schedule 12:46 - 20 Maj, 2025

Jo më kot i japin edhe shiritin. Predrag Rajkoviç është numri 1 i portës së Serbisë, dhe një nga lojtarët me më shumë ndikim në skuadër, por rrezikon të mos jetë në derbin e Ballkanit në Tiranë.

Portieri serb, që luan për Al Itihadin në Arabinë Saudite, u dëmtua dhe e la shpejt fushën e lojës në ndeshjen ndaj Al Raedit, që siguroi edhe titullin.

Shok skuadre me Mario Mitajn, doli nga terreni që në minutën e 17-të, dhe mediat në Beograd janë të shqetësuara.

Sipas tyre, Rajkoviç nuk është i sigurt nëse do ta kalojë në kohë dëmtimin, ndërsa këtë sezon pati edhe një ndalesë tjetër po për shkak lëndimi, në prill.

Natyrisht, trajneri i kombëtares ka alternativa për portën siç është Milinkovic-Savic që luan për Torinon në Itali, por gjithsesi Rajkoviç është njëri nga dy kapitenët bashkë me sulmuesin Mitroviç, dhe ka luajtur më shumë ndeshje, 41 në krahasim me 19 të gardianit tjetër.

Serbia do të luajë në Tiranë ndaj Shqipërisë në 7 qershor në ndeshjen eliminatore të Kupës së Botës.

Për skuadrën serbe ky do të jetë fillimi I fazës eliminatore, ndërsa kombëtarja shqiptare ka luajtur dy sfida deri tani, duke humbur 0-2 në “Uembli” ndaj Anglisë, e duke fituar 3-0 kundër Andorrës në “Arenën Kombëtare”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!