Kontrata mes Serbisë dhe Rusisë për furnizimin me gaz do të zgjatet edhe me tre muaj.
Presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord të rinovojë kontratën, që si datë fundore kishte 31 marsin, në mes të krizës globale te energjisë për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.
Dy liderët u dakordësuan për një veprim të tillë përmes një bisede telefonike.
Sipas presidentit serb, Beogradi siguroi kushte shumë të favorshme, me çmime shumë më të ulëta se në pjesën më të madhe të Evropës.
Drejtori i Përgjithshëm i Srbijagas, Dushan Bajatoviç tha se marrëveshja e re sjell stabilitet çmimesh në Serbi, pa rritje çmimesh për familjet dhe me kushte pak më të favorshme për ekonominë.
Sipas tij, Serbia është e sigurt për sa i përket furnizimit me gaz të paktën deri më 1 janar 2028,
Serbia i ka rezistuar presionit të BE-së për t’u bashkuar me sanksionet ose për të prerë lidhjet energjetike me Moskën për shkak të konfliktit në Ukrainë.
Pjesa tjetër e Europës është në kushte të vështira përsa i përket furnizimit me gaz dhe naftë, për shkak të luftës në Iran por edhe qëndrimit të saj të prerë ndaj Moskës.


