“Serbia kërcënon Kurtin”, Gjuriç: Mos luaj me zjarrin, po e shtyn rajonin në gjakderdhje

schedule18:57 - 20 Shtator, 2021

schedule 18:57 - 20 Shtator, 2021

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç ka reaguar këtë të hënë  pas ngjarjeve të sotme në pikat kufitare Kosovë – Serbi.

Gjuriç përmes një postimi në rrjetet sociale ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke i thënë “të mos luajë me zjarrin para se të jetë vonë”.

 “Regjimi i Kurtit në Kosovë po e shtyn rajonin në prag të gjakderdhjes. Dërgimi i forcave speciale të armatosura rëndë në zonat me shumicë serbe vetëm për të marrë pikë të lira politike në garën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit është kërcënuese për jetën dhe shkel të gjitha marrëveshjet. Ju lutemi ndaloni të luani me zjarrin para se të jetë vonë”, shkruan në Tëitter ai.

Ndër të tjera ai ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po përdor armatim të vjedhur për t’i frikësuar serbët.

 “Në vend që të angazhohet në një dialog konstruktiv me Beogradin dhe të punojë së bashku drejt një të ardhmeje normale për rajonin, qeveria në Prishtinë po përdor AK47 të vjedhur dhe APC të dhuruar për ta frikësuar popullsinë e saj serbe. Duhet t’ju vijë turp nga vetja, z. Kurti”, ka thënë ndër të tjera Gjuriç./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!