“Serbia ka ndalur fushatat kundër njohjeve për Kosovën”, reagon ministri Daçiç

schedule17:23 - 4 Qershor, 2020

schedule 17:23 - 4 Qershor, 2020

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka mohuar se Serbia do të ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Radio Evropa e Lirë, duke u cituar në burime nga Brukseli, ka shkruar të enjten se Serbia ka pranuar të ndalë këtë fushatë, me synim për të krijuar atmosferë më të mirë për rifillimin e dialogut me Kosovën.

Por Daçiç ka deklaruar se kjo është një “gënjeshtër e madhe”.

“Serbia nuk ka ndalur fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe as që do të ndalojë, nëse të gjithë të tjerët nuk ndalen me fushatën për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë”, ka thënë Daçiç për Tanjug.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!