Serbia ka liruar nga burgu shqiptarin nga Kosova të arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar.
Mediat bëjnë me dije se është liruar aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Blerim Maqastena.
Lajmin për lirimin e Maqastenës e kanë bërë zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi përmes një postimi në Facebook.
“Blerim Maçastena lirohet nga burgu si i pafajshëm!”, shkruan ajo.
Maqastena ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2020 për shkak të kalimit te kufirit përgjatë fshatit Mirovcë.
Në kohën kur ishte gjetur nga policia kufitare serbe atij i ishte konfiskuar edhe një pistoletë me leje, e lëshuar nga MPB-ja në Kosovë, për çka është mbajtur në paraburgim deri më sot./abcnews.al