Serbia fiton mes koreve raciste, Zvicra e Xhakës pëson dy gola në disfatën e radhë në Nations League

schedule22:36 - 12 Tetor, 2024

schedule 22:36 - 12 Tetor, 2024

Pritej padyshim një rezultat tjetër, ama futbolli është plot surpriza.

“Helvetët” e Zvicrës kanë regjistruar disfatën e radhë në fazën e grupeve të Nations League, kësaj here ndaj Serbisë me rezultatin 2-0.

Një autogol i Nico Elvedi në pjesën e parë dhe një gol i Aleksandr Mitrovic në fraksionin e dytë të lojës mjaftuan për t’i dhënë Serbisë fitoren, mes koreve raciste ndaj Shqipërisë dhe Kosovës në tribunat e “Stadion Dubocica” të Leskovacit.

Falë këtij rezultati Serbia ngjitet në kuotën e 4 pikëve dhe mbetet në vendin e tretë, ndërsa kryesues janë Spanja e Danimarka me nga 7 e 6 pikë.

Ndërkaq, Zivcra mbetet në vendin e fundit të Grupit A4, të UEFA Nations League, me 0 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!