Bëri detyrën, ekzaktësisht si Shqipëria ndaj këtij rivali. Serbia fitoi 3-0 ndaj Andorrës, në ndeshjen eliminatore të Kupës së Botës, një sukses që nuk entuziazmon, por që I jep më shumë qetësi rivalit tonë në grup.
Ishte I njëjti rezultat që arriti kombëtarja kuqezi ndaj ekipit “liliput” të grupit, në sfidën e luajtur në mars në Tiranë.
Heroi I ndeshjes, dhe padyshim më I miri në fushë ishte kapiteni Aleksandar Mitrovic. Sulmuesi realizoi të tre golat, dy tepër shpejt, dhe një tjetër më vonë.
Serbia kaloi në epërsi në minutën e 12-të, dhe pastaj dyfishoi shifrat në të 24-ën. Dominimi ishte I plotë dhe në pjesën e parë Andorra nuk pati asnjë gjuajtje të vetme, as në portë dhe as jashtë saj, dhe zotërim topi më pak se 20 për qind.
Pak a shumë kështu vazhdoi deri në fund, ndërsa shifrat 3-0 u përcaktuan shpejt pas pushimit. Në 53’, Mitrovic mori përsipër gjuajtjen e një penalltie dhe ishte i saktë.
Tashmë, Serbia mbërrin Letoninë duke qenë në vend të tretë në grupin tonë eliminator, me 4 pikë po aq sa baltikasit, por duke luajtur vetëm dy ndeshje.
Shqipëria është një pikë më lart, me 5, në katër ndeshje.