Mbrëmjen e të hënës një autobus me pasagjerë nga Kosova është sulmuar përsëri me gurë në Krushevc të Serbisë nga persona ende të panjohur. Kjo nuk është herë e parë që pasagjerët e Kosovës përjetojnë me sulme me gurë në territorin e Serbisë.
Udhëtari Uka Halilaj, tha për mediat kosovare, se sulmi me gurë ka ndodhur të hënën në orën 22:20 minuta dhe në atë moment të gjithë udhëtarët kanë qenë të tronditur. Sipas tij, Policia e Serbisë, ka mbërritur në vendngjarje pas 15 minutave. Pas qetësimit të situatës pasagjerët kanë vijuar udhëtimin drejt Austrisë./abcnews.al