Serbi, Brnabiç mohon takimin me Haradinaj

schedule19:45 - 6 Mars, 2019

schedule 19:45 - 6 Mars, 2019

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka mohuar zërat për një takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. E cituar nga agjencia e lajmeve “Tanjug”, Brnabiç i është referuar zërave për një takim në kuadër të një samiti të kryeministrave të Ballkanit planifikuar në fillim të prillit në Prishtinë.

“Nuk kam marrë asnjë ftesë për një takim të tillë”, ka deklaruar Branabiç, e cila ka akuzuar kryeministrin Haradinaj se në këtë mënyrë po përpiqet t’u hedhë hi syve Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!