Serbët sulmojnë me gurë autobusin me pasagjerë të linjës Kosovë – Slloveni

schedule10:00 - 13 Qershor, 2019

schedule 10:00 - 13 Qershor, 2019

 Një autobus i linjës Kosovë-Slloveni është sulmuar mbrëmjen e së mërkurës gjatë tranzitit nëpër territorin e shtetit fqinj, Serbisë. Autobusi me udhëtarë kosovarë dhe linjë e rregullt është sulmuar nga disa serbë afër Batajnicës, të cilët kanë gjuajtur me gurë.

Siç shihet në këto fotografi të siguruara nga Indeksonline, xhami i përparmë i autobusit është dëmtuar për shkak të sulmit. Nga sulmi është thyer xhami i përparmë.

Pas sulmit, në vend ngjarje kanë dalë Policia e Serbisë dhe janë marrë me rastin. Udhëtarët kanë pritur një orë deri sa Policia e Serbisë ka bërë procesin e rastit dhe me pas kanë vazhduar rrugën drejt Sllovenisë.

Nuk është hera e parë që autobusët nga Kosova më udhëtarë që kalojnë nëpër Serbi, sulmohen. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!