Serbët në veri ndezin qirinj për tre terroristët e vrarë

schedule21:35 - 26 Shtator, 2023

schedule 21:35 - 26 Shtator, 2023

Disa serbë në komunat veriore të Kosovës kanë ndezur qirinj për tre terroristët serbë të vrarë të dielën Banjskë.

Për terroristët e vrarë, Lista Serbe ka shpallur tre ditë zie në komunat e banuara me shumicë serbe.

Në fotografinë e publikuar nga Kossev shihen qytetarë të mbledhur në veri ndërsa raportohet se aty kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e lartë të Listës Serbe përfshirë kryetarin e kësaj partie, Goran Rakiç.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore.

Tre sulmues kanë mbetur të vrarë ndërsa deri tani dihet për tetë persona të arrestuar nga Policia e Kosovës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!