Serbët në Mal të zi mbledhin 30 mijë firma që të tërhiqet njohja e Kosovës

schedule11:59 - 2 Tetor, 2018

schedule 11:59 - 2 Tetor, 2018

Mediat kosovare raportojnë se këshilli kombëtar serb në Malin e Zi ka nisur të mbledhë firma në mënyrë që Podgorica të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Deri tani janë mbledhur 30 mijë firma

Vuksanoviç, kryetari i Këshillit Kombëtar serb në Malin e Zi deklaroi për mediat, se deri tani janë mbledhur rreth 30 mijë firma në kuadër të iniciativës për mbajtjen e një referendum shtetëror për tërheqjen e vendimit të Malit të Zi për njohjen e shtetit të Kosovës.

Në një deklaratë për shtyp në Podgoricë ai theksoi se shpresonte që shumë shpejt të arrihej numri I firmave që kanë vendosur si objektiv.

Deklaratat ai i bëri pas mbledhjes së mbajtur me iniciativë të Këshillit Kombëtar Serb në Malin e Zi e ku u diskutua edhe për tema të tjera me interes të serbëve në Malin i Zi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!