Serat me kanabis në Malësinë e Madhe, gjykata jep vendimin për Ernest Veshtajn

schedule16:46 - 31 Mars, 2023

schedule 16:46 - 31 Mars, 2023

 

Gjykata ka dhënë vendimin “arrest shtëpie” për 52-vjeçarin Ernest Veshtaj, i cili akuzohet si pronari i 27 sereva me kanabis në Malësinë e Madhe.

Në dëshminë e tij 52-vjeçari ka pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me serat.

Policia 3 ditë më parë zbuloi serat me 8 mijë rrënjë kanabis në fshatin Bajzë.

Vendi ku ishin ndërtuar serat ishte afër rrugës kryesore por larg banorëve të zonës, pasi zonat e banuara ndodheshin shumë larg kësaj grope që kishte shërbyer për inertet.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!