Stefano Sensit nuk po i ecën me dëmtimet. Mesfushori i Interit dëmtoi këmbën e majtë në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë kundër Napolit, duel që u fitua nga skuadra e Gattusos me rezultatin 0-1.
24-vjeçari doli përpara kohe nga loja dhe kontrollet mjekësore konfirmuan një mikrofrakturë në këmbën e majtë. Corriere dello Sport raporton se italiani do të qëndrojë 15-20 ditë pushim. Sensi do të humbasë ndeshjet me Lazion, Ludugorets (të dy sfidat), Sampdorian dhe është në dyshim për duelin e titullit me Juventusin.
Një tjetër goditje do të sillte nevojën e operacionit dhe mjekët nuk duan të nxitohen në rikthimin e mesfushorit në fushë. Objektivi i madh është që të jetë gati për duelin e 1 marsit ndaj bardhezinjve të Sarrit. /abcnews.al