Senegali ka konfirmuar edhe një herë se nuk ka ndërmend të dorëzojë trofeun e kampionit të Afrikës. Federata e këtij vendi refuzon t’i bindet vendimit të Konfederatës Afrikane të Futbollit, që pas më shumë se dy muajsh i hoqi titullin kampion për t’ia dorëzuar atë Marokut.
Ashtu siç ishte njoftuar zyrtarisht nëpërmjet llogarive në mediat sociale, Senegali zbriti në fushë për miqësoren kundër Perusë të luajtur në Paris me dy yje të vendosur në fanelë.
Njëri nderon Kupën e Kombeve të Afrikës 2021 dhe tjetri përfaqëson turneun e vitit 2026.
Kjo lëvizje i hedh më shumë benzinë zjarrit të polemikave, ndërsa për të vendosur përfundimisht titullin kampion të Afrikës pritet vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.
Deri atëherë, futbollistët e Senegalit vazhdojnë të krenohen me triumfin dhe trofeun që edhe njëherë e shfaqën përpara 80 mijë tifozëve që kishin mbushur stadiumin në miqësoren e fundit.
Sigurisht, që me këtë nuk pajtohen aspak te Maroku, që presin të marrin trofeun.
Avokati i federatës marokene paralajmëroi të tjera padi për Senegalin, por edhe oprgaizatorët e miqësores dhe koncertit përpara sfidës me një këngëtar të famshëm senegalez. “Duke i dhënë mbështetjen e tyre një ceremonie të bazuar në një titull të revokuar, këto subjekte marrin përgjegjësi të drejtpërdrejtë”, ka thënë avokati.


