Tre senatorët amerikanë të cilët kanë nisur turin ballkanik në Serbi, Bosnje e më pas edhe në Kosovë kanë qëndruar sot në Sarajevë ku janë takuar me treshen presidenciale atje.
Në një konferencë për media, senatorja, Jeanne Shaheen, është shprehur e dëshpëruar me qëndrimin e Milorad Dodikut sa i përket agresionit rus në Ukrainë, raporton Gazeta Express.
“Është e rëndësishme që të gjithë të shikojmë se çfarë po ndodhë në Ukrainë dhe luftën e paprovokuar që ka nisur e që po shkakton tragjedi dhe vdekje të civilëve. Unë personalisht mendoj se është e rëndësishme që të gjithë ne ta dënojmë atë që po ndodhë atje. E vlerësoj që Bosnja është shtet i pavarur dhe ju duhet të vendosni vetë jam e dëshpëruar dhe nuk pajtohem me Milorad Dodikun në këtë çështje, por si njëri nga tre presidentët e shtetit tuaj, ne u takuam dhe ai ishte aty”, tha ajo.
Američka senatorica @SenatorShaheen nakon susreta s bh. Predsjedništvom “lično vjerujem da je važno da svi osudimo ono što Rusija radi u Ukrajini, razočarana sam i ne slažem se s M. Dodikom u ovome, ali BiH je suverena zemlja i vi morate sami donositi odluke” @USEmbassySJJ pic.twitter.com/S3jhr3Jc2p
— TV N1 Sarajevo (@N1infoSA) April 20, 2022
Tre senatorët amerikanë, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen, rikonfirmuar qëndrimin amerikan në përkrahje të sovranitetit territorial të Bosnje e Hercegovinës.