Senatori republikan Tim Scott tërhiqet nga gara presidenciale

schedule09:36 - 13 Nëntor, 2023

schedule 09:36 - 13 Nëntor, 2023

Me dëshirën për të qenë afro-amerikani i parë që siguron nominimin republikan për garën presidenciale të vitit 2024, senatori nga Karolina e Jugut, Tim Scott, ka hequr dorë nga konkurrimi përballë Donald Trump dhe të tjerëve.

Megjithëse Scott fillimisht ishte shumë mirë i financuar, ai nuk arriti të kishte një ndikim të dukshëm te opinioni publik.

“Unë mendoj se votuesit, të cilët janë njerëzit më të shquar në planet, e kanë pasur vërtet të qartë se po më thonë: ‘Jo tani Tim’”, tha ai për mediat pasi njoftoi tërheqjen nga gara.

Pasi hyri në garë në maj për nominimin republikan, Scott, 58 vjeç, u paraqit si një kandidat thellësisht konservator që mund të bënte një punë më të mirë për të shëruar ndarjet politike të SHBA-së, ndryshe nga Trump apo guvernatori i Floridës, Ron DeSantis.

Vendimi i senatorit Scott për t’u larguar nga gara erdhi dy muaj para fillimit të sezonit presidencial në Ioëa. Sondazhi i fundit i CBS Neës/YouGov vlerësoi se ai kishte vetëm 4% të mbështetjes së votuesve, duke e vënë atë në vendin e pestë në garën republikane dhe dukshëm pas ish-Presidentit Trump që mbetet pretendenti kryesor për të sfiduar Joe Biden.

Disa donatorë të mëdhenj që mbështetën Scott thonë se tani po ia kalojnë besnikërinë e tyre ish-ambasadores së SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, e cila është gjithashtu nga Karolina e Jugut. Ajo shihej gjerësisht si një interpretuese më e mirë se Scott në debatet televizive republikane.

Deri më tani Scott, i cili shërben si senator që nga viti 2013 nuk ka mbështetur asnjë nga kandidatët republikanë që kanë mbetur në garë dhe ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për zv/president.

/abcnews.al