10 senatorë republikanë janë takuar me presidentin amerikan Biden, për të biseduar rreth planit të ndihmave për të gjithë të prekurit nga pandemia. Dhe pse nuk u arrit një marrëveshje, të dyja palët e cilësuan si një takim të jashtëzakonshëm.
“Një takim i jashtëzakonshëm”. Kështu e cilësoi mbledhjen në Shtëpinë e Bardhë senatorja Suzan Kollins, e cila udhëhiqte delegacionin e dhjetë senatorëve republikanë të moderuar, të cilët për sa i përket planit për ndihma – anti covid – përpiqen të kenë një dialog me presidentin Joe Biden.
Një ndërmjetësim jo i lehtë që për momentin gjithsesi nuk u mbyll me një dështim. Senatorët republikanë i prezantuan Biden dhe zv/.presidentes Kamala Harris një plan prej 618 miliard dollarësh ndihma për familjet dhe sipërmarrjet e prekura nga pandemia.
Shtëpia e Bardhë mbështet nga ana e saj një plan më të gjerë prej 1900 miliard dollarësh. Mbledhja u karakterizua nga shkëmbim i gjerë këndvështrimesh të ndryshme. Senatorja republikane Kollins theksoi se takimi ishte i hapur dhe i domosdoshëm por nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe pse nuk pritej një e tillë, që në mbrëmjen e parë të bisedimeve.
Ndërkohë burime të administratës amerikane bëjnë të ditur se presidenti Biden kërkon të zbusë procedurën për natyralizimin e 9 milion emigrantëve.
Për këtë arsye ai pritet të firmosë një seri urdhrash ekzekutivë me objektivin për të anuluar politikat e dështuara të emiogracionit të paraardhësit të tij Donald Trump./abcnews.al

