I përkasin thuajse një brezi.
Ilir Daja dhe Ernest Gjoka janë padyshim trajnerë të shkollës tradicionale të futbollit shqiptar, dhe ky sezon I bëri sërish bashkë në Superligë.
Po flasim për të vetmit teknikë që kanë fituar tituj kampion dhe jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj.
Daja është shpallur kampion me Elbasanin, Dinamo dhe Skënderbeun në vend, si dhe tri herë me Ballkanin në Kosovë, ndërsa Gjoka fitoi kampionatin me Kukësin në Superligë, si dhe në Maqedoninë e Veriut me Shkëndinë e Tetovës.
Pesëdhjetetetëvjeçari Daja u kthye në shtëpi, siç mund të thuhet, pasi luajti me Dinamon dhe e drejtoi disa herë atë, si dhe akademinë e bluve.
Ai mori detyrën tek “Nëndetësja” në 11 shtator.
Ernest Gjoka është u dyti ndër “senatorët” e stolit që kthehet në vend, me 54-vjeçarin që u bë pasardhës I Ivan Gvozdenoviçit te Skënderbeu.
Shpresa është që këto dy prurje ta ngrenë sado pak nivelin e Superligës shqiptare, e cila ka humbur shumë vende në renditjen e UEFA-s vitet e fundit. /abcnews.al