Senati amerikan shfajëson “shtrigat” të cilat u ekzekutuan 4 shekuj më parë

schedule10:52 - 27 Maj, 2023

schedule 10:52 - 27 Maj, 2023

Ligjvënësit e Konektikatit kanë votuar për të shfajësuar 12 persona të cilët u dënuan para 370 viteve për magji në Amerikën koloniale.

Njëmbëdhjetë nga 12 u varën pas gjyqeve që Senati i shtetit tani e pranon se ishin një “shkelje e drejtësisë”.

Kjo vjen si rezultat i një fushatë të gjatë nga pasardhësit për të pastruar emrat e atyre që akuzohen gabimisht si shtriga.

Dhjetra u ekzekutuan për magji në SHBA në shekullin e 17-të.

Të enjten, Senati i Konektikatit votoi për të shfajësuar të dënuarit në gjyqet që u zhvilluan në shtet nga mesi deri në fund të viteve 1600.

Senatori që votoi kundër masës, Rob Sampson, tha se ai besonte se “ishte e gabuar të diktosh se çfarë ishte e drejtë apo e gabuar për periudhat në të kaluarën për të cilat ne nuk kemi njohuri”.

“Unë nuk dua të shoh të dhëna që me të drejtë apo pa të drejtë tentojnë ta pikturojnë Amerikën si një vend të keq me një histori të keqe”, tha ai për Associated Press.

“Unë dua që ne të fokusohemi në atë se ku po shkojmë, që është një e ardhme më e ndritshme dhe më e mirë”.

Rezoluta kishte kaluar tashmë në Dhomën e Përfaqësuesve të Konektikatit, me 121 vota pro dhe 30 kundër.

Rezoluta vjen pas gati dy dekadash lobimi nga CT Witch Trial Exoneration Project, një grup i krijuar në vitin 2005 nga pasardhësit e të akuzuarve.

Grupi tha se ata janë “të kënaqur dhe mirënjohës” veçanërisht pasi vendimi vjen në prag të 376-vjetorit të varjes së parë të shtrigës Alice Young.

“Ne u jemi mirënjohës pasardhësve, avokatëve, historianëve, ligjvënësve të të dyja palëve dhe shumë të tjerëve që bënë të mundur këtë rezolutë zyrtare. Ne do të vazhdojnë të mbrojnë edukimin historik dhe përkujtimin e viktimave të gjyqit të shtrigave,” thanë ata.

Disa anëtarë të organizatës zbuluan lidhjet e tyre familjare duke përdorur teste gjenealogjike.

Anëtarët e familjes dhe mbështetësit e tyre argumentojnë se shfajësimet janë një hap i rëndësishëm për të mësuar nga gabimet e së kaluarës.

Saud Anwar, një senator shtetëror i cili u interesua pasi një zgjedhës zbuloi se paraardhësi i tyre ishte një akuzues shtrigash, i tha AP se gjyqet e magjisë ende zhvillohen në mbarë botën.

“Është e rëndësishme, edhe për këtë kohë,” tha ai.

Projekti i Shfajësimit të Gjyqit të Shtrigave shpreson që përveç korrigjimit të gabimeve të së kaluarës, kjo do të sjellë ndërgjegjësimin për “gjuetitë vdekjeprurëse të shtrigave që ndodhin ende në shumë pjesë të botës për shkak të frikës, mizogjinisë dhe bestytnive”.

Të paktën 45 persona u akuzuan për magji në Konektikatin kolonial, megjithëse Projekti i Shfajësimit të Gjyqit të Shtrigave beson se rekordi ka të ngjarë të jetë i paplotë.

Në gjyqet më të njohura të shtrigave të Salem në Massachusetts, rreth 200 njerëz u akuzuan, duke çuar në vdekjen e 25 personave.

Gushtin e kaluar, Massachusetts shfajësoi zyrtarisht Elizabeth Johnson, personin e fundit që u dënua gjatë gjyqeve të shtrigave të Salem.

Ndërsa u dënua fillimisht me vdekje, asaj iu dha një afat dhe jetoi 77 vjeçe. Historianët tani besojnë se ajo vuante nga një paaftësi mendore.

Vende të tjera gjithashtu kanë kërkuar të njohin njerëzit që janë persekutuar padrejtësisht për magji në të kaluarën.

Vitin e kaluar, ministri i parë i atëhershëm i Skocisë, Nicola Sturgeon u kërkoi falje formale 4000 skocezëve, kryesisht gra, të cilët u akuzuan për magji midis 1563 dhe 1736.

Rreth 2500 prej tyre ishin ekzekutuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!