Senati amerikan miraton ligjin për të shmangur grevën e punonjësve të hekurudhave

schedule22:55 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 22:55 - 1 Dhjetor, 2022

Senati ndërmori një veprim të shpejt për të shmangur një grevë të punonjësve të hekurudhave që administrata Biden dhe udhëheqësit e biznesit thonë se do të dëmtonte shumë ekonominë.

Senati miratoi një ligj të enjten që e bënë ligjërisht të zbatueshme një marrëveshje mes kompanive hekurudhore dhe drejtuesve të sindikatave në shtator. Kjo marrëveshje ishte refuzuar prej disa nga 12 sindikatat e përfshira, duke krijuar mundësinë e një greve. Ligji u miratua nga Senati me 80 vota pro dhe 15 kundër. Votimi në Senat ndodhi një ditë pasi Dhoma e Përfaqësuesve e kishte miratuar marrëveshjen e shtatorit.

Ligji tani pritet të nënshkruat nga Presidenti Joe Biden.

Demokratët dhe disa republikanë kanë shprehur indinjatën për mungesën e lejes së paguar për arsye mjekësore për punonjësit e hekurudhave.

Një grevë hekurudhore do të paralizonte pothuajse 30% të transportit të mallrave, do të nxiste inflacionin tashmë në rritje dhe do t’i kushtonte ekonomisë amerikane deri në 2 miliardë dollarë në ditë, si edhe do të bllokonte miliona pasagjerë.

Kompanitë hekurudhore dhe Dhoma e Tregtisë e SHBA-së kundërshton ndryshimin e marrëveshjes për kontratën që u arrit në shtator kryesisht në bazë të rekomandimeve të një bordi të caktuar nga zoti Biden.

Biden vlerësoi të hënën kontratën e propozuar që përfshin një rritje të pagave prej 24% gjatë pesë viteve dhe pesë pagesa vjetore prej 1,000 dollarësh, dhe i kishte kërkuar Kongresit ta vinte në efekt marrëveshjen pa asnjë modifikim.

Marrëveshja tentative nuk parashikon leje mjekësore afatshkurtër, pasi sindikatat kërkuan 15 ditë dhe kompanitë hekurudhore ofruan një ditë./voa/