Senati amerikan kërkon të ndalojë përdorimin e rrjetit social TikTok. Sipas senatit amerikan rrejti social kinez është shqetësim për sigurinë kombëtare, por edhe në ekonominë e vendit.
Gazetarja Esiona Konomi në një lidhje të drejtpërdrejtë tha për ABC News se “Republikanët dhe demokratët vënë në dukje që Kina mund të keqpërdorë të dhënat e qytetarëve amerikanë. Do të shihet nëse ky vendim do të merret, nëse do të bllokohet TikTok apo jo. Më herë qeveria amerikane bashkë me Anglinë kanë vendosur të ndalojnë përdorimin e TikTok për punonjësit e qeverisë, Kina e ka quajtur si mosbindës këtë vendim”.
Të mërkurën, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së do të votojë një projekt-ligj që u miratua me shumicë dërrmuese nga komisioni javën e kaluar. Legjislacioni kërkon që TikTok të ndërpresë lidhjet me pronarin e tij kinez brenda 180 ditëve ose të përballet me një ndalim në Shtetet e Bashkuara. /abcnews.al