Papa Françesku nuk do të bekojë turmën e mbledhur këtë të dielë në sheshin e Shën Pjetrit. Sipas mediave vendase, mësohet se ai është prekur nga një grip i lehtë.
Papa do të qëndrojë në manastirin e Shën Martës, në Vatikan, ku banon dhe do të thotë lutjen e Engjëllit, që i drejtohet Virgjëreshës, nga ‘kapela’ e manastirit.
Megjithatë, të shtunën, Papa Françesku iu nënshtrua një skaneri CT, i cili përjashtoi problemet e mundshme në funksionimin e mushkërive dhe pritet ta kapërcejë shpejt këtë problem të vogël shëndetësor./abcnews.al