Sëmuret Aleksandër Vuçiç

schedule09:33 - 29 Shtator, 2021

schedule 09:33 - 29 Shtator, 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç anuloi disa takime që kishte dje dhe sot për shkak të shëndetit. Lajmi është konfirmuar nga këshilltarja për media e presidentit, Suzana Vasiljevic, duke thënë se shumë shpejt ai do të kthehet për tu takuar me Presidenten e Komisionit Evropian dhe për tu marrë me Kosovën.

“Shëndeti i presidentit nuk ishte në rregull sot. Por, nesër mbrëma Ursula von der Layen arrin dhe pasnesër ne jemi në Nish me të, duke shënuar fillimin e punimeve në korridorin e ri hekurudhor, pas kësaj shkojmë në Dubai dhe problemet e përditshme në Kosovë,” ka thënë ajo për Euronews Serbia.

“Kështu që ne vendosëm, domethënë, mjekët sugjeruan që ai të bëjë një pushim”, shtoi këhsilltarja.

E pyetur nëse publiku duhet të shqetësohet, ajo u përgjigj negativisht. “Shpresoj që gjithçka do të jetë mirë, është vetëm çështje lodhjeje,” tha këshilltari i presidentit.

Sipas Vasiljeviç, takimet e planifikuara për të martën me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës janë shtyrë. Fjalimi i shpallur i Vuçiçit në konferencën dy-ditore “Ballkani Perëndimor, një rajon, një treg – një hap drejt tregut të përbashkët të BE -së” në Novi Sad u anulua gjithashtu. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!