Sëmundjet reumatizmale, Albana Daka shpjegon simptomat: Kujdes regjimin ushqimor

schedule09:56 - 1 Nëntor, 2021

schedule 09:56 - 1 Nëntor, 2021

Nutricionistja Albana Daka ka folur ditën e sotme për sëmundjet reumatizmale, duke shpjeguar fillimisht se çfarë janë ato, si shfaqen dhe çfarë duhet të bëjmë për t’i parandaluar.

Në rubrikën “ABC e Shëndetit”, ajo ka theksuar se kryesisht këto sëmundje janë karakteristik e seksit femër, pasi shfaqen me një përqindje më të madhe.

Daka këshilloi që të gjithë ata që vuajnë nga këto sëmundje të bëjnë kujdes me regjimin ushqimor.

“Kanë disa natyra ato që quhen sëmundje reumatizmali që njerëzit në gjuhën popullore i thonë më shumë sëmundja e kockave apo e kyçeve. Në fakt është një grup shumë i madh sëmundjesh reumatizmale, zënë gati 15% të popullsisë. Fatkeqësisht, shumicën e herëve mbeten të padiagnostifikuara, personat e marrin të mirëqënë që kam dhimbje kyçesh. Kam dhimbje kockash, po ja po marr një vitaminë në farmaci. Pra, nuk shkojnë në kohën e duhur te mjeku specifik.

Kryesisht sëmundjet reumatizmale janë karakteristik në seksin femër, masa më e madhe, përqindja më e madhe.

Te artroza që infekton pjesën e kërcit, kryesisht vijnë femrat mbi 40 vjeç, kryesisht mbi peshë, në obezitet, të cilat si rrjedhojë e një peshe të madhe, artikulacionet kryesisht të gjunjve, të cilat mbajnë edhe peshën kryesore të trupit fillojnë edhe të shtypet artikulacioni dhe fillojnë ato që ne i themi artroza, të cilat kanë kryesisht një dhimbje sidomos në ndejtjen në këmbë. Pra, gjatë qendrimit në këmbë, apo le të themi në aktivitet, apo punë të tilla si personi që duhet të mbajë pesha, të cilat shtojnë dhimbjen e artikulacioneve. Por që mjeku i thotë që zgjidhja kryesore është rënia në peshë, sepse sado që të marrin qetësues për dhimbjen, sado që të marrin mjekime, në qoftë se artikulacionet vazhdojnë të ekspozohen nga një peshë e madhe e trupit, patjetër që problemi i artrozës do vazhdojë”./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!