Sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat kërcënojnë Europën. Roli i ndryshimeve klimatike

schedule10:28 - 25 Prill, 2024

schedule 10:28 - 25 Prill, 2024

Përhapja e sëmundjeve të transmetuara nga mushkonjat është raportuar në të gjithë botën, por veçanërisht në Europë, dhe kjo për shkak të ndryshimeve klimatike.

Insektet transmetojnë sëmundje të tilla si malaria dhe ethet e dengës, prevalenca e të cilave është rritur gjatë 80 viteve të fundit pasi ngrohja globale ka prodhuar kushte më të ngrohta dhe më të lagështa, sipas studiuesve.

Sipas ekspertëve, shpërthimet e sëmundjeve të shkaktuara nga mushkonjat do të përhapen në pjesë të Europës veriore, Azisë, Amerikës së Veriut dhe Australisë brenda dekadave të ardhshme, në vende ku deri tani mbeten të paprekura.

“Realiteti i ashpër është se stinët më të gjata të ngrohta do të rrisin mundësinë për përhapjen e sëmundjeve të shkaktuara nga mushkonjat dhe do të favorizojnë shpërthime gjithnjë e më të shpeshta që janë gjithnjë e më të ndërlikuara për t’u trajtuar”.

Ethet e Dengës u raportuan kryesisht në rajonet tropikale dhe subtropikale.

Sezonet më të gjata të ngrohta dhe ngricat më pak të shpeshta nënkuptojnë se është bërë sëmundja virale më e përhapur nga mushkonjat në botë dhe po përhapet në Europë.

Mushkonja tigër aziatike (Aedes albopictus) mbart dengën dhe është përhapur në 13 vende europiane deri në vitin 2023: Itali, Francë, Spanjë, Maltë, Monako, San Marino, Gjibraltar, Lihtenshtajn, Zvicër, Gjermani, Austri, Greqi dhe Portugali.

Që nga viti 2000 numri i rasteve të dengës të raportuara në Organizatën Botërore të Shëndetësisë është rritur tetëfish në dy dekadat e fundit, nga 500,000 në 2000 në mbi 5 milionë në 2019.

“Thatësirat dhe përmbytjet e lidhura me ndryshimet klimatike mund të çojnë në një transmetim më të madh të virusit,”, tha një nga ekspertët.

Kriza klimatike po përforcon gjithashtu kërcënimin e rezistencës antimikrobike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!