Sëmundja e veçantë, Gattuso: Vetëm një i çmendur si unë nuk dorëzohet

schedule15:56 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 15:56 - 24 Dhjetor, 2020

Muaji i fundit nuk ka qenë aspak i lehtë për Gennaro Gattuson. Trajneri i Napolit ka hasur probleme me shikimin. Kalabrezi rrëfen gjithçka, i jep optimizëm vetes dhe nuk ka ndërmend të dorëzohet apo të heqë dorë nga pasioni i tij.

Ka një muaj që flitet sikur po vdes, por mos u shqetësoni. Nuk e kam ndërmend të vdes. Po vuaj nga një nga një sëmundje auto-imune, miastenia (sëmundja neuromuskulare që prek muskujt që kontrollojnë syrin).

Është e vështirë të shohësh gjërat me dyfishin e madhësisë dhe nuk kam qenë vetvetja në këtë muaj. Kemi luajtur çdo tre ditë në katër muajt e fundit. Problemet me shikimin më kanë nxjerrë disi nga vetja.

Kjo është hera e tretë në 10 vite që prekem nga një sëmundje e tillë, por do të kalojë. Syri im do të kthehet në vendin e tij dhe gjithçka do të jetë më e bukur se më parë. Kam vuajtur shumë, tani jam disi më mirë.

Kam qenë shumë i lodhur, i shihja gjërat dyfish më të mëdha. Nuk dua të ndalem, vetëm një i çmendur si unë vazhdon përpara në kushte të tilla“, deklaron trajneri i skuadrës së Napolit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!