Sëmundja e mposhti/ Futbolli spanjoll në zi, shuhet legjenda e Real Madrid

schedule20:38 - 2 Prill, 2020

schedule 20:38 - 2 Prill, 2020

Shuhet një nga ikonat e Real Madrid. Ditën e sotme është ndarë nga jeta Goyo Benito. Vetë klubi spanjoll e ka njoftuar diçka të tillë, teksa në një njoftim në faqen zyrtare shkruan: “Presidenti dhe Bordi drejtues i Real Madrid shprehin keqardhjen për ndarjen nga jeta të Goyo Benito, një nga legjendat më të mëdha të historisë së klubi tonë.

Real Madrid dëshiron të ndajë ngushëllimet dhe i dërgon mesazh mbështetje gruas së tij, Paula, fëmijëve, Patricia, Ruben dhe Alejandro, si dhe gjithë familjarëve dhe njerëzve të tij të dashur. Këto ngushëllime ofrohen edhe në emër të gjithë madrilenëve nga e gjithë bota”, shkruhet në një pjesë të letrës së klubit spanjoll.

 

Benito ka veshur fanellën e Real Madrid në periudhën 1968-1982, pasi u rikthye nga huazimi 2-vjeçar te Rayo Vallecano. 13 sezone me fanellën e Realit, ndërkohë që fitoi 6 herë titullin kampion dhe 5 herë kupën e Spanjës. 420 ndeshje me madrilenët për Benito, i cili 22 herë ishte edhe pjesë e kombëtares spanjolle.

Prej më shumë se një dekade ai vuante nga sëmundja e Alzheimer, që është e pashërueshme. Real Madrid i qëndroi pranë ndër vite ish-mbrojtësit të tij, i cili u dorëzua sot dhe do të duhet të shkojë në botën e përtejme. /abcnews.al