Sëmundja e mbi 70 mijë shqiptarëve, Fureraj: Diabeti duhet mbajtur nën kontroll

schedule08:15 - 14 Nëntor, 2019

schedule 08:15 - 14 Nëntor, 2019

Diabeti është një sëmundje që mund të prekë çdo moshë. Mjekët thonë se diabeti tip I haset në rreth 10-15 për qind të sëmurëve me diabet. Ai shkaktohet nga mungesa totale e prodhimit të insulinës. Diabeti tip II është shumë më i shpeshtë. Ai haset në rreth 90 për qind të rasteve me diabet. Ky tip diabeti nuk kërkon mjekim me insulinë por kërkon “shbllokimin” e insulinës së trupit nga faktorët që e pengojnë atë të veprojë, si mbipesha,obeziteti

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë sot në ditën botërore kundër diabetit, një ndër 11 persona rrezikon i prekur nga njëra prej formave të diabetit.

Çdo vit në Shqipëri zbulohen rreth 3 mijë raste të reja ndërsa në të gjithë vendin numërohe rreth 75 mijë persona të prekur ku çdo 8 persona humbin jetën si pasojë e diabetit.

I ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin, mjeku i mirënjohur endokrinolog, Ass. Prof. Dr. Thanas Fureraj, u shpreh se aktiviteti fizik është një nga format që mund të bëjë që të mos kesh nevojë për trajtimim ndaj diabetit.

“Një pacient me diabet të tipit I nëse kapet në kohë mund të përmirësohet pasi e rëndësishme është të parandalohet sëmundja. Diabeti duhet mbajtur nën kontroll, duhet një diet standarde, një aktivitet standart , dhe një mjekim i përkushtuar”, u shpreh Fureraj.

Gjithashtu Fureraj shprehet se është rritur edhe ndërgjegjësimi tek prindërit duku i kushtuar më shumë rëndësi përkujdesjes së fëmijëve për kurimin dhe prandalimin e diabetit.

“Po na shtohet numri i rasteve me diabet te moshat e reja. Nuk bëhet fjalë për diabetin tip I me insulinë, bëhet fjalë për diabetin e të rinjve që është tip II, që ka lidhje me stilin e të jetuarit, me mënyrën e të ushqyerit” , tha ndër të tjera Thanas Fureraj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!