Dy vëllezër, Gazmir dhe Xhoi Bardhi 34 dhe 24 vjeç janë ekzekutuar nga Roland Pula, 32 vjeç në portën e shtëpisë së tyre. Ngjarja ndodhi rreth orës 22.25 të së enjtes në fshatin Gramëz të Krujës.
Nga plumbat, dy të rinjtë mbetën të plagosur, por humbën jetën rrugës për në spital.
abcnews.al mëson se Xhoi, njëri nga dy vëllezërit që u ekzekutuan mbrëmë në Krujë kishte ndjekur dhe mbaruar seminarin e priftërinjve në Shkodër dhe, gjatë pauzës 2 vjeçare që i jepet për t’u menduar dhe vendosur nëse pranon që të bëhen apo jo prift, ka hequr dorë.
Pas kësaj ngjarjeje të rëndë që ndodhi të enjten mbrëma ka reaguar i pikëlluar edhe Ipeshkv i Dioqezës së Rrëshenit Dom Gjergj Meta.
Në një postim të tijin në Facebook, duke publikuar edhe një foto Bardhin që kishte mbaruar seminarin për t’u bërë prift, Meta shkruan se kishte shumë gjëra për t’i thënë, por tashmë po i thotë vetëm lamturmirë.
Lexo edhe: FOTO/ Kush është i riu i dyshuar për vrasjen e vëllezërve në Krujë
“Më fal që nuk munda me mbërritë në kohë…,” përfundon Dom Gjergj Meta.
Postimi i plotë:
Sa shumë gjana kisha me të thanë sot more Gjon. Por për tash po te them vetëm lamtumirë! E me fal që nuk munda me mbërritë në kohë …
Lamtumirë Gjoni i mirë!
Lutju Zotit për ne! /abcnews.al/