Gentian Selmani po spikat në Turqi me Menemenspor, klub që në gjashtë javët e fundi i ka habitur të gjithë. Pesë fitoret dhe një barazim i kanë ngjitur në vendin e gjashtë në kampionat, katër pikë nga kreu.
Për t’u theksuar është se këtë sezon thjesht synohet qëndrimi në ligën e dytë turke, pasi kemi të bëjmë me një ekip të bërë nga fillimi. Merita në këtë ecuri të Menemenspor ka edhe Selmani, i cili në ndeshjen e fundit kundër Balikesirspor e mbajti portën e tij të paprekur.
Nga 12 ndeshje të plota që ka luajtur, portieri kuqezi në gjysmën e tyre nga ka pësuar. Paraqitja e bërë në ndeshjen e fundit është vlerësuar edhe nga mediat në Turqi, teksa TRT Spor e ka përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 12-të. /abcnews.al