Selimi në Speciale: Këtu jam si luftëtar i UÇK-së, aktakuza është e padrejtë

schedule11:41 - 11 Nëntor, 2020

schedule 11:41 - 11 Nëntor, 2020

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi, ka dalë para Gjykatës Speciale ku është njohur për aktakuzën e ngritur ndaj tij.

Selimi në fjalën e tij para trupës gjykuese është shprehur se ai ndodhet aty padrejtësisht dhe si të gjithë qytetarët e tjerë ka luftuar për çlirimin e vendit.

Gjithashtu ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  Selimi është vet-deklaruar i pafajshëm për akuzat që e rëndojnë nga Gjykata Speciale.

“Dua të theksoj se si deputet i kuvendit të Kosovës e pata kundërshtuar themelimin e kësaj gjykate sepse doja që drejtësia të bëhej nga institucionet e Kosovës brenda vendit. Që kur Kosova shpalli pavarësinë e saj Serbia e pati paditur në gjykatën ndërkombëtare Kosovën pasi e ka shpallur pavarësinë padrejtësisht. Por vetëm pak muajsh pasi gjykata i dha të drejtë Kosovës, Serbia së bashku me një raport nga Dick Marti si kundërpeshë ndaj pavarësisë së legjitimuar të Kosovës.

Ndaj mendoja se nuk doja që të ngrihej një gjykatë mbi synimet antikombëtare anti Kosovë. Unë këtu nuk jam si deputet që kam kundërshtuar këtë gjykatë por si luftëtar i UÇK përball një aktakuze të ngritur nga an e prokurorisë i vetëdijshëm për rëndësinë e çështjes.

Këtu rolet i kemi të ndara por më bëni të besoj se qëllimi i të gjithëve këtu është drejtësia dhe e vërteta e pash aktakuzën e ngritur nga prokuroria ishte një aktakuzë e padrejtë ndaj meje dhe për atë që përfaqësoj unë. Vetë procesi do e provojë se ne ishim një popull i shtypur që luftuam për liri, lufta e populli tim ishte e pastër, dhe lufta do të mbesë e drejtë dhe pas këtij procesi, as unë dhe as UÇK nuk kemi të bëjmë me krimi dhe me ndërmarrje kriminale. Unë kam luftuar kundër Serbisë që vetëm të këqija i ka sjellë vendi tim, spastrim, vrasje, gjenocid spastrim etnik, unë kam bërë detyrën që i takon një qytetari për vendin e tij. Unë jam veç një çlirimtar që luftën e kam nisur me Adem Jasharin dhe e kam përfunduar me gjeneralin Clark… Drejtësia e mbi të gjitha e vërteta, duhet të jetë qëllimi i të gjithëve këtu, ashtu siç do të jetë qëllimi im parësor në këtë proces”, ka thënë ai.

Ai, bashkë me tre ish-krerët tjerë të UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje, tortura, trajtim çnjerëzor e përndjekje.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!