Selami Jenisheri u tërhoq nga firma për ndryshimet kushtetuese, zëvendësohet nga Ralf Gjoni e dy të tjerë

schedule18:47 - 21 Korrik, 2020

schedule 18:47 - 21 Korrik, 2020

Deputeti i opozitës parlamentare Selami Jenisheri është tërhequr nga firma për ndryshimet kushtetuese.

Jashtë dyerve të Kuvendit, Jenisheri sulmoi Këshillin Politik duke deklaruar se ata nuk mund të vendosin për fatin e Kushtetutës.

Me tërheqjen e firmës se tij kërkesa e opozitës parlamentare per ndryshimet kushtetuese mbetet me 27 firma, nga 28 që duhen.

Mirëpo pas tërheqjes së firmës së Jenisherit, këtij dokumenti i janë shtuar tre firma të tjera, nga radhët e deputeteve të opozitës parlamentare.

Ata janë: Alban Zeneli, Korab Lita dhe Ralf Gjoni.

Me firmosjen e këtyre 3 deputetëve tashmë kërkesa për ndryshimet kushtetuese ka 30 firma./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!