Selami Jenisheri tërhiqet nga firma për ndryshimet kushtetuese

schedule14:05 - 21 Korrik, 2020

schedule 14:05 - 21 Korrik, 2020

Deputeti i opozitës parlamentare Selami Jenisheri është tërhequr nga firma për ndryshimet kushtetuese.

Tashmë mbeten 27 deputetë nismëtarë për ndryshimet që parashikojnë hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Jashtë dyerve të Kuvendit, Jenisheri sulmoi Këshillin Politik duke deklaruar se ata nuk mund të vendosin për fatin e kushtetutës.

“Mund të mbledhin 10 rrugaçë dhe të thonë ne jemi Këshillit Politik. Kush e thotë se Vasili dhe Bylykbashi paskan të drejtë për të vendos. Ata i kanë kthyer shpinin popullit shqiptar. Ata janë tradhtar të popullit.

Njerëz që nuk e duan të rregullohet Shqipëria, nuk duan që fëmijët të votojnë. Nëse nuk paskan pas kohë, a e kanë ditur sa kohë duhet që të votojnë emigrantët”, tha Jenisheri./abcnews.al