Selahi e Doka njëzëri: Ndaj Bjellorusisë si finale, e treguam veten

schedule08:16 - 16 Nëntor, 2020

schedule 08:16 - 16 Nëntor, 2020

Kombëtarja arriti dje një fitore të merituar ndaj Kazakistanit me shifrat 3-1. Pas ndeshjes për FSHF foli mesfushori i Twente në Holandë, Lindon Selahi. Talenti u aktivizua disa minuta në fund dhe u duk i kënaqur për triumfin.

“Kazakistani ishte një kundërshtar i vështirë për tu përballur, por mendoj se kemi bërë ndeshje të mirë. Është e rëndësishme që kemi fituar, por tani e kemi mendjen te Bjellorusia. Skuadra ka shumë kualitet, ka shumë besim te skuadra. Kur e fiton një ndeshje edhe besimi vjen.

Trajneri i jep besim secilit lojtar, sidomos për mua. Jam i lumtur që luajta disa minuta sot. Shpresoj që në të ardhmen të luaj edhe më shumë. Ndaj Bjellorusisë është një finale sepse nëse e fitojmë ndeshjen arrijmë vendin e parë. Ky është objektivi. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse Bjellorusia është kundërshtar i vështirë.

Kemi shumë kualitet në skuadër dhe shumë besim. Do vijmë në “Air Albania” për fitore. Unë gjithmonë jam gati, erdha te kombëtarja me pozitivitet dhe nëse më aktivizon trajneri, unë do e tregoj veten”, u shpreh Selahi.

Albi Doka debutoi në minutën e 68-të për herë të parë në një ndeshje zyrtare me kombëtaren dhe tregoi nivel mjaft të mirë. Pas ndeshjes ish-mbrojtësi i Tiranës për FSHF u duk mjaft entuziast dhe ishte i kënaqur me paraqitjen e tij.

Shqipëria e tregoi veten sot (dje). Kazakistani nuk është kundërshtar i lehtë për tu mundur. Për mua ishte një paraqitje e mirë dhe për gjithë ekipin dhe finalja mbetet në ndeshjen tjetër dhe do ia dalim të gjithë.

Atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë çunat janë të qeshur. Të gjithë jemi me një synim, të fitojma ndaj Bjellorusisë. Gjendja e skuadrës është gati, do jetë një finale. Do e marrim vendin e parë”, përfundoi mbrojtësi i Goricës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!