Sasi rekord kokaine në Livornos, një shqiptar mes të arrestuarve

schedule11:08 - 30 Janar, 2019

schedule 11:08 - 30 Janar, 2019

Është dhe një shtetas shqiptar mes pesë të arrestuarve në Itali, ku një sasi rekord kokaine për dhjetë vitet e fundit u sekuestrua në portin e Livornos. Sipas policisë italiane droga ndodhej në një anije portugeze që vinte nga Spanja. Mes pesë të arrestuarve në Itali pas sekuestrimit rekord të një sasise kokaine është dhe shtetasi shqiptar Dorian Petoku 31 vjeç.

Mëngjesin e të mërkurës rreth 650 kilogramë kokainë u sekuestruan nga policia italiane në portin e Livornos. Droga ishte paketuar në 582 pjesë dhe e vendosur në 23 canta të mëdha brenda një kontenieri me kafe. Ky është një nga sekuestrimet më të mëdha të 10 viteve të fundit.

Kontenieri ndodhej në një anije portugeze që vinte nga Spanja. Ndërsa kafeja duhej të kishte ndaluar që qentë e antidrogës të ndjenin erën e kokainës. Ministri i Brendshëm italian Mateo Salvini lavdëroi punën e policisë duke e cilësuar si një operacion të jashtëzakonshëm sekuestrimin e 65o kilogramë kokaine.

“Faleminderit në emër të të gjithë italianëve” shkruan ai në profilin e tij në Twitter./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!