Parcela me kanabis, dyshohet se kultivuesit u njoftuan nga punonjës policie! U larguan me dy mjete

schedule23:45 - 30 Korrik, 2020

schedule 23:45 - 30 Korrik, 2020

Detaje të reja janë mësuar nga aksioni i policisë i finalizuar pasditen e sotme ku u zbuluar një parcelë me kanabis në Librazhd.

Gazetari Aldo Kozarja raporton se kultivuesit kanë mundur t’i shpëtojnë arrestimit, ndërsa dyshimet janë se ata mund të jenë njoftuar nga punonjës policie.

Në total janë sekuestruar 1039 bimë, gjatësia e të cilave arrin 50-60 cm. Zona ku është zbuluar parcela është në kufi me qarkun e Tiranës.

SHÇBA ka nisur një hetim për të mësuar se pse dështoi operacioni për kapjen e tyre. Atutorët mësohet të jenë larguar me shpejtësi me dy automjete./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!