Policia e Fierit ka sekuestruar një gomone, e cila dyshohet se do të përdorej për trafik të lëndëve narkotike. Në pranga ka përfunduar pronari i mjetit lundrues, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.
Gjatë operacionit të kryer në fshatin Qarrë nga Policia e Fierit në bashkëpunim me Policinë e Vlorës u gjetën dhe sekuestruan edhe 2 automjete tip fouristradë pa targa dhe 30 bidona të mbushur me benzinë.
Në zonë kryhen vazhdimisht kontrolle të imtësishme nga efektivët e policisë për të parandaluar raste të trafikimit të lëndëve narkotike drejt Italisë./abcnews.al