Sekuestrohet kokainë dhe kanabis, katër persona të arrestuar në Tiranë

schedule16:29 / 09/03/2020

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person dhe ka shpallur në kërkim nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar ndaj mjetit me drejtues A. D. dhe pasagjer S. D., në xhepin e xhupit të shtetasit S. D., kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike, e llojit kokainë. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi A. D., për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Njoftim i plote:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 4 shtetas, njëri prej të cilëve ishte në kërkim, si edhe është proceduar një tjetër.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. D., 21 vjeç. Punonjësit e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj mjetit me drejtues A. D. dhe pasagjer S. D., në xhepin e xhupit të shtetasit S. D., kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike, e llojit kokainë. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi A. D., për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Z., 23 vjeç, sepse në sheshin “Skënderbej”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 40 vjeç. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” nga Gjykata e Apelit Tiranë dhe ka goditur shtetasin A. J., në rrugën “Shaban Bardhoshi”.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi L. D., 36 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim policor për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, sepse më datë 05.03.2020, gjatë kontrollit të ushtruar nuk u gjet në banesë, duke shkelur kështu vendimin e Gjykatës për masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

schedule16:29 / 09/03/2020