Sekuestrohet kanabis, para dhe automjete

schedule15:39 - 3 Korrik, 2019

schedule15:39 - 3 Korrik, 2019

Tre persona u arrestuan nga Policia e Kavajës pasi u kapën me 11.7 kilogramë kanabis. Të prangosurit u ndaluan në kuadër të operacionit ‘Porosia e Fundit’ . Si fillim u kap në flagrancë një 23-vjeçar, të cilit iu gjetën në mjetin e tij rreth 1 kilogram kanabis, si dhe një sasi lekësh që dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës në doza të vogla.

Pas marrjes në pyetje nga policia e Kavajës, i riu tregoi edhe vendin se ku e kishte siguruar lëndën narkotike. Në bashkëpunim me kolegët e tyre të Divjakës, uniformat blu prangosën edhe dy persona të tjerë, përkatësisht një 40-vjeçar dhe një 25-vjeçar.

Në magazinën e këtij të fundit në Zharnec-Divjakë polici gjeti edhe 10.7 kilogramë të tjera kanabisi e paketuar dhe e gatshme për t’u hedhur në treg./ABC News Albania 24/7