Sekuestrohet 1.2 tonë kanabis sativa në plazhin e Levanit në Darzezë

schedule15:25 - 20 Shtator, 2017

schedule 15:25 - 20 Shtator, 2017

Rreth 1,2 tonë drogë u kap nga policia në bregdetin e Semanit në Fier. Ky operacion u organizua në det e tokë nga Policia Kufitare Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare dhe Policia Fier. Në pranga ka përfunduar një 35 vjeçar nga Fieri dhe një shtetas Italian.
U shpërndanë në gjithë bregun bashkë me mbetjet e zakonshme të baticës. Këto janë bohçe hashashi që la pas pas operacioni i mbledhjes nga policia i pakove të mëdha e të amballazhuara mirë. Dy kamionë plot me drogë u mbushën vetëm në zonën mes Semanit dhe Darzezës.
Ndjekja e raportuar nga policia i ngjan filmave aksion ku autorët kërkojnë të shpëtojnë nga burgu duke hedhur mallin në det. Policia nga ana e saj arreston 2 autorët , Veli Ymeraj, 35 vjeç nga Fieri dhe Ciovanni Palladino , 69 vjeç shtetas italian dhe sekuestron mjetin lundrues. Në operacion u përfshinë dy drejtorite e qarqeve të fierit dhe dhe vlorës, guardia di financa, policia kufitare, roja bregdetare dhe delta forcë.
Mjeti lundrues i tipit Veliere me emrin “Nano Nini” me flamur belg, është pikasur mbrëmjen e së martës në bregdetin e Fierit nga radari i postes kufitare te Hoxharës. Pas njoftimit të strukturave të tjera kufitare nisi operacioni që çoi në kapjen e dy autorëve dhe mjetit lundrues. Por ndërkohë ata kishin mundur ta hidhnin drogën në det. Kjo e fundit përfundoi në breg duke depërtuar në disa vende edhe në pyllin me pisha. Gjithsej policia thotë se ka mbledhur 1 191 kg kanabis sativa të paketuar. Vazhdojne hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së trafikut të drogës dhe personave të tjerë që kanë lidhje me të. Dyshohet se droga kishte si destinacion Italinë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=Y2Lvaf5uWZch