Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sekuestrohen pesë tonë kanabis në Serbi, vlera në treg rreth 10 milionë euro

schedule22:37 - 29 Janar, 2026

schedule 22:37 - 29 Janar, 2026

Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, sekuestroi pesë tonë drogë, të llojit marijuanë. Operacioni u zhvillua në fshatin Konjuh, afër Krushevcit më 29 janar.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, ky është sekuestrimi më i madh i drogës në Serbi deri më tani. Vlera e drogës së kapur vlerësohet të jetë nga 7 deri në 10 milionë euro.

Daçiç tha se në këtë aksion janë arrestuar N.S. (1986) dhe R.S. (1958), ndërsa për një person tjetër vazhdojnë kërkimet mbi dyshime se kanë kryer vepra penale për prodhimin dhe posedimin e paautorizuar të narkotikëve dhe për posedim dhe tregtim të paligjshëm të armëve dhe mjeteve plasëse.



Përveç drogës, janë gjetur edhe armë zjarri, të paktën katër pushkë automatike dhe një raketë që hidhet nga krahu, si dhe para në vlerë prej rreth 12.700 eurosh. Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar në Serbi njoftoi se të arrestuarit dyshohen se janë pjesëtarë të një grupi të organizuar kriminal, raporton REL.

Në njoftimin e prokurorisë serbe u tha po ashtu se ky grup i organizuar kriminal e kishte magazinuar marijuanën në hapësirat e kompanisë Florakom d.o.o., prej nga ajo shpërndahej në Beograd, ku shitjen.

Autoritetet në Serbi thanë se po vazhdojë kontrollet, ndërsa të dyshuarit, pas ndalimit policor do të dërgohen në prokurori për t’u marrë në pyetje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!