Sekuestrohen mijëra euro në Rinas

schedule19:30 - 25 Qershor, 2019

schedule 19:30 - 25 Qershor, 2019

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për forcimin e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, rreth orës 16:00 është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë të shtetasit H.LL, 55 vjeç, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi të fshehura në trup 23.250 euro të padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, materialet do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!