Dy persona janë vënë nën hetim pasi nuk deklaruan paratë në Pikën Kufitare të Kakavijës, në dalje të Shqipërisë.
Në bazë të analizës të riskut, në dalje të vendit, u kaluan për kontroll në vijë të dytë, një 47-vjeçari, të cilit i janë gjetur 10 365 euro, dhe një 45-vjeçari, të cilit i janë gjetur 10 155 euro dhe 100 dollarë.
Shumat e parave të padeklaruara nga këta shtetas u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al