Sekuestrohen mbi 14 milionë dollarë të falsifikuara

schedule23:26 - 22 Tetor, 2018

schedule 23:26 - 22 Tetor, 2018

Autoritetet bullgare bastisën të hënën një dyqan printimesh ku prodhoheshin kartmonedha të falsifikuara. Gjatë operacionit u sekuestruan euro dhe dollarë të falsifikuar me vlerë mbi 14.3 milionë dollarë.

Forcat speciale të njësisë së anti-krimit të organizuar hynë në dyqanin që ndodhej në bazamentin e një hoteli në një lokalitet që shtrihet në detin e Zi dhe sekuestruan kartmonedha 100-euroshe, 500-euroshe, si dhe 50-dollarëshe.

Autoritetet saktësuan se në bazament u gjetën 11 milionë euro false dhe mbi 1.7 milionë dollarë, disa prej të cilëve gati për t’u përdorur dhe të tjerë ende të papërfunduar. Operacioni policor, më i madhi në 11 vitet e fundit, erdhi pas 10 muaj hetime të mbështetura nga Europol dhe shërbimet amerikane të inteligjencës.

Prokurorët e çështjes deklaruan se dyqani kishte pajisje printimi të sofistikuara, që prodhonin kartmonedha të cilësisë së lartë. Gjatë aksionit u arrestuan 4 persona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!