Sekuestrohen 800 kg kokainë në Norvegji, konfiskimi më i madh në vend

schedule21:24 - 30 Mars, 2023

schedule 21:24 - 30 Mars, 2023

Policia norvegjeze njoftoi të enjten se sekuestroi rreth 800 kilogramë kokainë të gjetur në një ngarkesë frutash në Oslo.

“Kjo është konfiskimi më i madh i bërë ndonjëherë në Norvegji,” tha shefi i policisë së Oslos Grete Lynn Metlind në një konferencë shtypi.

Sasia e kokainës së kapur në Oslo është dy herë më e madhe se sa autoritetet norvegjeze kanë kapur në mënyrë kumulative në pesë vitet e fundit.

Udhëheqësi shtoi se tregtarët e drogës vlerësohej të fitonin disa qindra milionë korona norvegjeze (dhjetëra milionë euro) nga shitja e drogës.

Operacioni i policisë norvegjeze që çoi në zbulimin dhe sekuestrimin e kokainës u zhvillua këtë javë në një vend të pazbuluar në kryeqytet. Por nuk ka asnjë të arrestuar.

Grete Lynn Metlind tha se, sipas skenarit mbizotërues, kokaina nuk ishte menduar për “tregun” e Norvegjisë, një vend me 5.4 milionë banorë.

Pak ditë më parë, doganierët dhe policët gjermanë sekuestruan në shtetin e Brandenburgut pothuajse 1200 kilogramë kokainë, e cila fshihej në një ngarkesë banane nga Amerika Latine. Ata më pas informuan homologët e tyre norvegjezë se hetimi zbuloi se një dërgesë e ngjashme ishte dërguar në vendin e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!