Së paku 71 artefakte historike u sekuestruan ndërsa dy të dyshuar u arrestuan në një operacion në Stamboll, bëri të ditur sot një burim i sigurisë.
Sipas Anadolu Agency, ekipet anti-kontrabandë të policisë bastisën 3 adresa në rrethin Beşiktaş të metropolit, tha burimi.
Sendet e sekuestruara, që besohet se i takojnë epokës Bizantine dhe Osmane, u vlerësuan të shkëputura nga ndërtesat historike. Artefaktet do t’i dorëzohen Muzeut Arkeologjik të Stambollit.