Sekuestrohen 7 kg kokainë në Itali, në pranga “banda” e trafikut të drogës, mes tyre 26-vjeçarja shqiptare

schedule21:06 - 6 Maj, 2022

schedule 21:06 - 6 Maj, 2022

Tre persona janë arrestuar nga karabinierët e njësisë hetimore të Firences për trafik droge.

Personat e arrestuar janë një 67-vjeçar nga Impruneta dhe një çift me banim në Torino, një shtetas italian, 28 vjeç dhe partnerja e tij një shqiptare 26-vjeçare.

Të arrestuarve ju gjet 7 kg kokainë e fshehur poshtë sediljes së shoferit. Makina u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Hetimet filluan pas raportimeve të marra nga qytetarët për lëvizje të dyshimta në një rrugë në Impruneta. Pas hetimeve të thelluara karabinierët arritën që të binin në gjurmët e tre personave.

Hetimet e mëvonshme bënë të mundur gjetjen e gati 1000 eurove cash në kartëmonedha me vlerë të vogël, të cilësuara si të ardhura të aktivitetit të paligjshëm, telefona celularë dhe ora luksoze; të gjitha të vendosura në sekuestro. Tre të arrestuarit u dërguan në burgun Sollicciano në Firence.

Në përfundim të seancës së gjykimit, gjyqtari ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 67-vjeçarin, arrest shtëpie për 28-vjeçarin dhe lirimin për shqiptaren./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!