Sekuestrohen 33,000 dollarë në Rinas, procedohet penalisht një 43-vjeçar turk

schedule12:33 - 4 Korrik, 2021

schedule 12:33 - 4 Korrik, 2021

Policia ka goditur një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Mësohet se Policia Kufitare në Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e Doganës Rinas dhe Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave,  kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të detajuar të bagazheve, shtetasin turk N. P., 43 vjeç.

Gjatë kontrollit, në bagazhet e 43-vjeçarit u gjetën të fshehura në çantën e laptopit 33,000 dollarë të padeklaruara.

Shtetasi turk u procedua penalisht  për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, ndërsa shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!